Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak më parë në rajonin e Suharekës.
Saktësisht në rrugën e transitit dy vetura janë përplasur me njëra-tjetrën.
Përpos dëmeve të mëdha materiale deri tani nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar.
Në vendin e ngjarjes veçse kanë arritur edhe ekipet emergjente.