image Aksident i rëndë, një i vdekur dhe katër të lënduar

Rajon

Rajon/ Aksident i rëndë, një i vdekur dhe katër të lënduar

news image

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Leshnicë të aksit rrugor Korçë-Pogradec.

Raportohet se në aksident një person ka mbetur i vdekur, ndërsa katër të tjerë janë lënduar, mes të cilëve dy fëmijë.

Sipas raportimeve dy fëmijët janë jashtë rrezikut për jetën.

Të plagosur janë: dy gra, njëra prej të cilave është në gjendje të rëndë, një tjetër me dëmtime të shumta dhe një vajzë e mitur, si dhe drejtuesi i mjetit.

Njëri mjet udhëtonte në drejtim të Tiranës dhe njëri në drejtim të Korçës kur janë përplasur. Për të nxjerrë trupat është dashur ndërhyrje nga forcat zjarrfikëse./Topchannel