image Aksident i rëndë në autostradën "Ibrahim Rugova", humb jetën një person - Sinjali

Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, humb jetën një person

news image

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot, rreth orës 13:20, në autostradën “Ibrahim Rugova”, në afërsi të Suharekës, kilometri i 24-të, drejtimi për Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili tha se si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar edhe tre persona të tjerë.

“Sot rreth orës 13:20, Policia ka pranuar informatën lidhur me një aksident të rëndë të shkaktuar në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, ku dyshohet se ishin të përfshira dy automjete. Policia ka arritë në vendin e aksidentit, në afërsi të Suharekës, kilometri i 24 drejtimi për Prishtinë.”

“Sipas informatave fillestare ekipet mjekësore kanë konstatuar vdekjen e një personi, përderisa tre persona të tjerë janë dërguar për trajtim mjekësor. Ekipet relevante janë në vendin e ngjarjes, përderisa njësitet kompetente policore janë duke kryer hetime lidhur me shkaqet dhe rrethanat e aksidentit”, tha Hoxha./GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin