Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur në orën 13:20, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë segmenti rrugor fshati Kçiq, ku të përfshira ishin dy vetura civile, shkruan Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se si pasojë e aksidentit dhe lëndimeve të pësuara më pas në QKUK ka vdekur viktima, Sh. N.,66 vjeçar.
“Hetuesit e njësisë së trafikut rajonal, nën udhëheqjen e prokurorit të rastit, janë duke zhvilluar hetime për të sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me aksidentin fatal”, thuhet në përgjigjen e Policisë.
Me urdhër të prokurorit të rastit trupi i pajetë i viktimës së aksidentit është dërguar për obduksion. /Gazeta Sinjali/