image Aksident i rëndë në Piranë të Prizrenit, dy të lënduar - shkak mosmbajtja e distancës mes veturave

Siguri

Aksident i rëndë në Piranë të Prizrenit, dy të lënduar – shkak mosmbajtja e distancës mes veturave

news image

Një aksident i rëndë trafiku mes dy veturave ka ndodhur mbrëmë në fshatin Piranë të Prizrenit, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjalizues të Sinjalit kanë bërë me dije se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar dy persona, teksa janë shkaktuar edhe dëme materiale.

Sipas informatave të para, aksidenti është shkaktuar si pasojë e mosrespektimit të distancës nga ana e veturës që dyshohet se goditi veturën tjetër.

Personat e lënduar janë dërguar në spital për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuar për rastin është një 27-vjeçar.

Sinjali mëson se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku janë bërë ekzaminimet e nevojshme.

/GazetaSinjali/