image Aksident i rëndë/ Minibusi përplaset “kokë më kokë” me një kamion në Turqi

Evropë

Aksident i rëndë/ Minibusi përplaset “kokë më kokë” me një kamion në Turqi

news image

Një person ka vdekur si rezultat i aksidentit me një minibus dhe një kamioni të ngarkuar me molla në Isparta të Turqisë.

Përveç tij, sipas mediave të huaja nga ky aksident kanë pësuar edhe gjashtë persona të tjerë, me lëndime.

Siç thuhet më tej, minibusi, i cili po lëvizte në drejtim të Isparta në vendndodhjen Mamatlar, u përplas me një kamion të ngarkuar me molla që vinin nga drejtimi i kundërt.

Raportohet se viktima ishte shoferi i kamionit./GazetaSinjali/