Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali.
Një tjetër aksident ka ndodhur edhe sot, i shënuar në fshatin Leshan të Pejës.
Siç njoftoi për Gazetën Sinjali zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi në këtë aksident është përfshirë një automjet i KFOR-it dhe një kamion.
“Rreth orës 15:00 është njoftuar Policia. Dy automjete janë të involvuar. Njësitet kompetente janë në vendngjarje”, u shpreh ai.
Në fotot e siguruara nga KosovaPress shihen pjesëtarë të KFOR-it të lënduar rëndë.