image Akrobati lë pa fjalë parisienët, ecën mbi litar në lartësi prej 70 metrash

Evropë

Akrobati lë pa fjalë parisienët, ecën mbi litar në lartësi prej 70 metrash

news image

Një akrobat 27-vjeçar dhuroi një shfaqje spektakolare për qytetarët e Parisit, pasi eci përgjatë një litari të lidhur në Kullën e Eifelit, në një lartësi prej 70 metrash.

Akrobati, i cili ishte i lidhur me një litar sigurie, eci zbathur rreth 30 minuta mbi litar, si pjesë e një shfaqjeje akrobatike për të nisur Olimpiadën Kulturore në Paris, sipas Agence France-Presse.

Madje 27-vjeçari u shtri në litar për të shijuar pamjen panoramike.

Ai tha se i duhej të ushtronte për katër vjet për të arritur suksesin mbresëlënës./Gazeta Sinjali/