image AKP shtyen për 2 muaj pagesat për shitjen e aseteve dhe qiradhëniet

Njoftim/ AKP shtyen për 2 muaj pagesat për shitjen e aseteve dhe qiradhëniet

news image

Agjencia Kosovare e Privatizimit ka njoftuar se Bordi i Drejtorëve ka marrë vendim për zgjatjen e afatit të të gjitha pagesave që janë në proces nga shitjet e aseteve dhe qiradhëniet, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të AKP-së kjo zgjatje e afatit do të bëhet për 90 ditë kalendarike.

Kjo agjenci thotë se ky vendim u mor pas situatës së krijuar për shkak të pandemisë globale nga COVID 19 dhe duke iu bashkangjitur veprimeve e vendimeve të institucioneve të Republikës së Kosovës në menaxhim të situatës së krijuar.

AKP thotë se ky vendim fillon së zbatuari nga data 24 mars 2020./Gazeta Sinjali/