Agjencia Kosovare e Privatizimit ka njoftuar se Bordi i Drejtorëve ka marrë vendim për zgjatjen e afatit të të gjitha pagesave që janë në proces nga shitjet e aseteve dhe qiradhëniet, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit të AKP-së kjo zgjatje e afatit do të bëhet për 90 ditë kalendarike.
Kjo agjenci thotë se ky vendim u mor pas situatës së krijuar për shkak të pandemisë globale nga COVID 19 dhe duke iu bashkangjitur veprimeve e vendimeve të institucioneve të Republikës së Kosovës në menaxhim të situatës së krijuar.
AKP thotë se ky vendim fillon së zbatuari nga data 24 mars 2020./Gazeta Sinjali/