image AKP i bindet qeverisë, i pezullon të gjitha veprimet për qiradhënie të aseteve

Kosovë

Vendimi/ AKP i bindet qeverisë, i pezullon të gjitha veprimet për qiradhënie të aseteve

news image

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) i ka pezulluar të gjitha veprimet veprimet, sipas vendimit të djeshëm të qeverisë.

AKP i ka pezulluar veprimet në lidhje me shpalljen publike për qiradhënie të aseteve.

“Në përputhje me kërkesën e Qeverisë së Republikës se Kosovës të datës 10 mars 2020, Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) njofton publikun dhe palët e interesuara për pezullimin e të gjitha veprimeve në lidhje me shpalljen publike për Qiradhënie të Aseteve me Karakter Specifik të datës 06 shkurt 2020”, ka njoftuar AKP.

Qeveria e Kosovës dje mori vendim që t’ia pamundësojë Agjencisë Kosovare të Privatizimit të marrë vendime. Kjo u propozua nga ministrja e Ekonomisë, Rozeta Hajdari.

“Të kërkohet nga AKP të pezullojë për afat të pacaktuar të gjitha veprimet në lidhje me pronat paluajtshme nga lista e aseteve për qiradhënie me karakter specifik e azhurnuar e shpallur më 5 mars 2020”, tha ajo në mbledhje të qeverisë.

Hajdari tha se marrja e vendimeve për qiradhënie mund t’ia zgjasë mandatin AKP-së dhe t’i shkaktojë dëme Kosovës. /Gazeta Sinjali/