image AKK e dërgon në Kushtetuese Ligjin për Tatimin në Pronë, Murati: Hipokrizi, aty shumicë është opozita

Politikë

AKK e dërgon në Kushtetuese Ligjin për Tatimin në Pronë, Murati: Hipokrizi, aty shumicë është opozita

news image

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se ëshë hipokrizi vendimi i Asociacionit të Komunave të Kosovës që të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese Ligji për Tatimin në Pronë.

Ai ka thënë se AKK-në e dominon opozita dhe se vendimin për heqjen e 100 eurove për tatimin në pronë e kanë bërë për të mirën e qytetarëve.

“Kjo na kthen në pikën fillestare që kemi thënë që kryesisht tek opozita e që në këtë rast edhe AKK dominohet nga opozita ka një lloj hipokrizie në vetveti për sa i përket asaj që pretendojnë. Nëse kërkesa ka qenë që të ulet barra tatimore për qytetarët ne ua kemi mundësuar me këtë ligj, e tash janë pikërisht komunat që kanë kërkuar që të hiqet barra tatimore për qytetarët që po e kundërshtojnë këtë masë. Ne çfarë kemi bërë si Qeveri është se ua kemi mundësuar përmes Ligjit dhe komunat duhet që të vendosin deri më 16 qershor”, ka thënë ai.

Tutje, Murati deklaroi se ky vendim nuk e dëmton buxhetin e komunave.

“Deri në datën e djeshme kanë qenë 33.2 milionë euro,. Në tërë vitin e kaluar kanë qenë 34.5 milionë euro. Ende pa përfunduar muaji gusht ne jemi në nivelin e komplet vitit të kaluar. Nuk mund të flitet për dëmtim të buxhetit të komunave. Po besoj që deri në fund të muajit gusht do ta kalojnë buxhetin e vitit të kaluar.  Kjo është vetëm një lojë e disa prej komunave dhe AKK-së. Në njërën anë pretendojnë se e kanë barrën e qytetarit dhe kur qeveria bënë një hap të tillë ata e kundërshtojnë pastaj. Më duket absurde edhe dërgimi në Gjykatën Kushtetuese sepse Qeveria nuk ka aspak ndërhyrje në këtë aspekt, përkundrazi e gjithë vendimmarrja është në nivelin komunal”, tha tutje ai.

/GazetaSinjali/