Xhudisti kosovar Akil Gjakova ka përfunduar garën për medalje në Grand Slamin e “Abu Dhabi 2019”.
Gjakova është eliminuar në rrethin e tretë të garës, ku ka pësuar humbje nga xhudisti belg Dirk Van Tichelt.
Xhudisti pejan rrethin e parë e kaloi pa luftë, ndërsa në të dytin mposhti garuesin indian, Nilesh Balhara.
Kujtojmë që gjatë ditës së djeshme edhe motra e Akil Gjakovës, Nora nuk arriti të siguroi medalje, ndërsa Majlinda Kelmendi arriti ta fitojë medaljen e artë.
Nesër pritet të garojë edhe garuesja e katërt nga Kosova, Loriana Kuka./Gazeta Sinjali/