Akil Gjakova po tregon paraqitje fantastike në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”, në kategorinë deri në 73 kilogramë.
Ai e mposhti në rundin e tretë xhudistin suedez, Tommy Macias, duke siguruar kështu kualifikimin për në çerekfinale.
Në raundin e dytë au u përball me xhudistin zviceran, Nils Stump, të cilin e mposhti me IPPON, duke u kualifikuar tutje.
Akili në rundin e parë triumfoi me IPPON pas 16 sekondave, ndaj xhudistit nga Jemeni, Ahmed Ayash./Gazeta Sinjali Sporti/