Aleanca Kosovare e Bizneseve e ka mirëpritur votimin e Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike në vlerë prej 365 milion euro, si injektim i vetëm dhe konkret për sektorin privat.
Votimin e sotëm të deputetëve, AKB e vlerëson si hap të vonuar pas tentimit të Qeverisë së Kosovës për të shtatën herë duke e kuptuar më në fund rëndësinë e mbështetjes së ekonomisë, qytetarëve, bizneseve dhe prodhuesve vendorë, por edhe rrezikun për stabilitetin makrofiskal duke i rrezikuar edhe vet pagat e sektorit publik.
Ekonomia e Kosovës po kalon nëpër sfidat e kohës së Pandemisë ekonomike, por të cilën po e rëndon edhe më shumë pandemia politike e cila e ka përgjegjësin kryesore për të siguruar mirëqenie për qytetarë dhe biznese duke aprovuar ligje për rimëkëmbje të ekonomisë dhe zhvillimit të saj pa hezitim e ngarkesa politike që po e shkatërrojnë ekonomin, prodhimin dhe eksportin dhe duke rritur papunësinë ne vend.
AKB shpreson se tejkalimi i Pandemisë politike është mundësi reale për miratimin dhe ratifikimin e ligjeve në të mirë të ekonomisë dhe Prodhuesve Vendor./Gazeta Sinjali/