image "Akademik" Bahtiri/ Përgjigja e Kurtit kur pyetet për deklaratën e Konjufcës

“Akademik” Bahtiri/ Përgjigja e Kurtit kur pyetet për deklaratën e Konjufcës

news image

Kryeministri dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, thotë se nuk e ka parë deklaratën e kryeparlamentarit e bashkëpartiakut të tij, Glauk Konjufca, i cili e quajti akademik Agim Bahtirin.

Duke folur për rezultatin e zgjedhjeve lokale në një konferencë për media, i pyetur për deklaratën e Konjufcës, Kurti u shpreh i painformuar për atë deklaratë.

“Përveç asaj pyetjes që ta ka borxh Arben Vitia, edhe këtë tjetrën ta ka borxh Glauk Konjufca. S’arrij t’i shoh emisionet, më vjen keq. Me dëshirën më të madhe, por s’arrij. As në Facebook për besë nuk arrij”, tha Kurti.

Konjufca, në fund të fushatës zgjedhore në Mitrovicë, tha se kandidati i LVV-së dhe kryetari i deritashëm atje, Agim Bahtiri është akademik në aspektin e politikës dhe interesave të popullit.

/GazetaSinjali/