Ajër i ndotur po vazhdon të jetë shqetësues në Prishtinë, kryesisht nga formimi i smogut.
Sipas matësve të ambasadës amerikane, niveli ndotës aktualisht shënon vlerën e 153 PPm.
Prishtina çdo vit renditet ndër kryeqytetet e para në botë me nivelin e lartë të ndotjes së ajrit.
Shkaktarë kryesorë sipas institucioneve për këtë dukuri janë gazrat e liruara nga termocentralet si dhe përdorimi i qymyrit si lëndë djegëse nga qytetarët.
Në kryeqytet janë vendosur katër monitorë në lokacione të ndryshme për publikimin e të dhënave të cilësisë së ajrit. /Gazeta Sinjali/