Prej vitesh, Kosova përballet me problemin e ndotjes së ajrit gjatë stinës së dimrit. Me zbritjen e temperaturave fillon të rritet niveli i ndotjes.
Sipas matësit të Ambasadës Amerikane, aktualisht ajri në Prishtinë është tejet i ndotur. Sipas tij, vlera e ndotjes tani është 164.
Gazrat nga makinat, djegia e qymyrit për ngrohje konsiderohet të jenë ndër problematikat kryesore të kësaj ndotjeje.