image AJO publikon versionin e ri të këngës "Baresha"

Muzikë

Muzikë/ AJO publikon versionin e ri të këngës “Baresha”

news image

Këngëtarja Vjollca Robelli-Mripa, e njohur me emrin artistik si AJO, pas një pune dyvjeçare ka publikuar albumin e ri, “Besa”.

Pjesë e këtij albumi është edhe kënga “Baresha”, e këngëtares së mirënjohur shqiptare Nexhmije Pagarushë, transmeton Gazeta Sinjali.

Kjo këngë është ripërpunuar nga AJO, e cila ka sjell një version ndryshe të kësaj kënge.

“Baresha” është publikuar sot vetëm në versionin audio në kanalin zyrtar të artistes në YouTube.

Albumi “Besa” u promovua me dy koncerte më 13 dhe 14 shtator në qytetin e Prishtinës dhe Prizrenit. Ky album përmban gjashtë këngë, të cilat lidhen me nostalgjinë, përvojën personale dhe traditën shqiptare./Gazeta Sinjali/