image AJO ka gati albumin e ri, ja kur do ta publikojë

Muzikë

Kulturë/ AJO ka gati albumin e ri, ja kur do ta publikojë

news image

Këngëtarja Vjollca Robelli-Mripa, e njohur me emrin artistik si AJO, pas një pune dyvjeçare do të publikojë albumin e ri, “Besa”.

Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes rrjeteve sociale, transmeton Sinjali.

Albumi do të promovohet përmes dy koncerteve që do të mbahen në qytetin e Prishtinës dhe të Prizrenit, më 13 dhe 14 shtator.

Te dashur miq, kam knaqesine te iu njoftoj se pas nje pune 2 vjeçare me nje ekip fantastik, muajin tjeter do te promovoj albumin tim te pare “Besa” permes dy koncerteve: 13 Shtator 2019 – Kino Lumbardhi, Prizren, 21:00, 14 Shtator 2019 – Kino Armata, Prishtine, 20:00”, ka shkruar artistja në mbishkrimin e fotografisë.

https://www.instagram.com/p/B11hGHxl-rT/

Albumi do të përmbajë gjashtë këngë, të cilat lidhen me nostalgjinë, përvojën personale dhe traditën shqiptare.

Kujtojmë që AJO në muajin qershor të këtij viti u kthye në skenën muzikore shqiptare me këngën “Besa”. Kënga është publikuar e shoqëruar me videoklip dhe është pritur mjaft mirë nga publiku./Sinjali/

https://www.youtube.com/watch?v=b6HMXU_Pvrw