Këngëtarja Vjollca Robelli-Mripa, e njohur me emrin artistik si AJO, pas një pune dyvjeçare do të publikojë albumin e ri, “Besa”.
Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes rrjeteve sociale, transmeton Sinjali.
Albumi do të promovohet përmes dy koncerteve që do të mbahen në qytetin e Prishtinës dhe të Prizrenit, më 13 dhe 14 shtator.
“Te dashur miq, kam knaqesine te iu njoftoj se pas nje pune 2 vjeçare me nje ekip fantastik, muajin tjeter do te promovoj albumin tim te pare “Besa” permes dy koncerteve: 13 Shtator 2019 – Kino Lumbardhi, Prizren, 21:00, 14 Shtator 2019 – Kino Armata, Prishtine, 20:00”, ka shkruar artistja në mbishkrimin e fotografisë.
Albumi do të përmbajë gjashtë këngë, të cilat lidhen me nostalgjinë, përvojën personale dhe traditën shqiptare.
Kujtojmë që AJO në muajin qershor të këtij viti u kthye në skenën muzikore shqiptare me këngën “Besa”. Kënga është publikuar e shoqëruar me videoklip dhe është pritur mjaft mirë nga publiku./Sinjali/