image "Ajo është magjepsëse”, Dua Lipa takohet me vajzën e Ismail Kadaresë

Bota e Yjeve

“Ajo është magjepsëse”, Dua Lipa takohet me vajzën e Ismail Kadaresë

news image

Me publikimin e disa prej librave më të preferuar të saj, këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, ka treguar se është një fanse e librave të shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare.

E kur jemi te familja Kadare, Dua duket se ka pasur mundësinë që të njihet nga afër me një prej anëtarëve të kësaj familjes.

Vajza e Ismajl Kadares, Besiana Kadare, e cila shërben si Ambasadore e Përhershme e Shqipërisë në Kombet e Bashkuara ka njoftuar për këtë takim me njërën prej këngëtarëve shqiptare më të famshme në gjithë botën.

“E emocionuar për takimin me superyllin verbues shqiptar Dua Lipa. Ajo është magjepsëse”, ka shkruar ajo pas takimit.

Dua Lipa dhe Besiana Kadare (Foto: Besiana Kadare/Facebook)

/GazetaSinjali/