Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, po thotë se aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës po përkrahet nga grupet brenda parlamentit të Gjermanisë.
Ajeti ka publikuar edhe letrën e deputetëve gjerman, Frank Schwabe dhe Adis Ahmetovic nga SDP-ja.
Në një postim në Facebook, ambasadori Ajeti ka shkruar se “Kërkesa e djeshme e Republikës së Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës është duke u përkrahur nga grupet më të fuqishme parlamentare të Bundestagut gjerman. Faleminderit për mbështetjen Frank Schëabe dhe Adis Ahmetovic nga SPD”.