Shefi ekzekutiv i Ajax, Edwin van der Sar ka konfirmuar se Donny van de Beek mund të largohet nga skuadra holandeze në merkaton verore për një çmim të përshtatshëm.
Tottenham, Manchester United, Barcelona dhe Real Madrid janë të interesuar për shërbimet e mesfushorit holandez, transmeton Gazeta Sinjali.
Ajax tashmë e ka shitur Hakim Ziyech tek skuadra angleze, Chelsea.
Përveç Van de Beek, Van der Sar ka konfirmuar se edhe portiere Onana dhe mbrojtësi Tagliafico janë në shitje.
‘Vitin e kaluar ne bëm një marrëveshje verbale me Onanan, Tafliaficon dhe Van de Beek-in që të qëndrojnë edhe një sezon, pastaj do t’i ndihmojmë për hapin tjetër të karrierës. Asgjë nuk ka ndryshuar’, u shprehë Van der Sar, shkruan ‘SkySports’./Gazeta Sinjali/