Martti Ahtisaari, ish-presidenti finlandez dhe i dërguari i dikurshëm special për statusin e Kosovë, ka hequr dorë nga jeta publike, pasi që po vuan nga një sëmundje e rëndë.
Këtë e bëri të ditur Zyra e Presidentit të Republikës e Finlandës.
Sipas Kancelarisë, Ahtisaari vuan nga sëmundja e Alzheimerit, për shkak të një çrregullimi të avancuar të kujtesës.
Ish-presidenti finlandez merr mbështetje për jetën e përditshme në shtëpi dhe herë pas here kalon periudha të trajtimit në një shtëpi pleqsh, shkruan medium finlandez.
Ahtisaari lindi në Vyborg më 23 qershor 1937.Ai shërbeu si President i Finlandës nga 1994 deri në 2000.
Martti Ahtisaari ka luajtur rol të rëndësishëm në Kosovë në vitin 2008.