image Ahmeti: Vendimi për oraret e lëvizjes duhet të rishikohet, po krijon tollovi

Kosovë

Apel/ Ahmeti: Vendimi për oraret e lëvizjes duhet të rishikohet, po krijon tollovi

news image

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka kërkuar rishikim të vendimit të qeverisë së Kosovës për kufizimin e lëvizjes si masë për parandalimin dhe kontrollimin e përhapjes së COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

I pari i Prishtinës ka thënë se duhet të rishikohet orari i kufizimit, pasi sipas tij, po krijohen radhë të gjata dhe tollovi në marketet e kryeqytetit.

Për këtë gjë, Ahmeti bën të ditur se ka komunikuar edhe me qeverinë.

“Definitivisht vendimi për orare të kufizimit duhet të rishikohet sa më shpejtë. Edhe një ditë më shumë do të jetë problem. Radhë të gjata dhe tollovi në markete në Prishtinë. Pas bisedave me nivelin qendror sot, mendoj se kjo është në të mirë të qëllimit të përbashkët”, ka shkruar Ahmeti në Facebook. /GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/shpend.ahmeti/posts/10159594310107166