Sekretari i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim, Faton Ahmeti përmes një postimi në Facebook ka uruar Talat Xhaferin për postin e ri, Kryeministër të Maqedonisë së Veriut, duke shtuar se për shqiptarët e këtij shteti, kjo është një e arritur e madhe.
Ahmeti gjithashtu potencoi se me këtë zgjedhje, shqiptarëve të Maqedonisë po u realizohet një ëndërr e kamotshme.
Postimi i plotë:
“Ajo që deri dje dukej ëndërr e parealizueshme, sot po bëhet realitet dhe shqiptarët kanë marrë vendin e tyre meritor në Maqedoninë e Veriut.
Është momenti kur do të dëshmohet që shqiptarët dinë të udhëheqin me ndershmëri dhe përgjegjësi shtetin e Maqedonisë së Veriut.
Talat Xhaferi nga sot, do të jetë kryeministri i parë shqiptar i Maqedonisë së Veriut.
Të priftë e mbara kryeministër, paç shëndetin dhe sukseset në këtë detyrë kaq të rëndësishme.
Bashkë, dalshim faqebardhë!”