Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, ka komentuar kufizimin e lëvizjes së lirë nëpër sheshin e Prishtinës, ku sot edhe u ndalua shëtitja.
Ahmeti thotë se duke parë që qytetarët nuk po respektojnë udhëzimet për të mos dalur pa nevojë, komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë është detyruar të mbyll sheshin dhe të ndalojë shëtitjet.
“Në këtë fazë, sheshet nuk mund të përdoren si hapësira të shetitjes! Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës dhe institucionet e tjera relevante janë koordinuar dhe dakorduar për kufizimin e shëtitjeve nëpër sheshe”, ka shkruar Ahmeti
Ai ka falënderuar bashkëpunimin e policisë e Kosovës për ruajtjen e shëndetit publik, ku tani e tutje nuk do të ketë lëvizje të lirë nëpër shesh por vetëm korridore të domosdoshme./ Gazeta Sinjali/