image Ahmeti thotë që nëse MASHT nuk merr vendim për pezullim të mësimit, do të detyrohet të marr vet ai

Kosovë

Paralajmërim/ Ahmeti thotë që nëse MASHT nuk merr vendim për pezullim të mësimit, do të detyrohet të marr vet ai

news image

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar duke postuar në rrjetin e tij social në Twitter, duke shkruar që nëse MASHT nuk merr vendim do të detyrohet të marr vet vendim si Komunë.

“Në qoftë se MASHT nuk merr vendim për pezullim të mësimit, na detyrojnë që të marrim vendim si Komunë”, ka shkruar Ahmeti.

Ahmeti është shprehur i shqetësuar pasi që një pjesë e madhe e fëmijëve nuk janë duke shkuar në shkollë nga frika e prindërve për mundësinë e përhapjes së koronavirusit.

Ai gjithashtu ka theksuar që nuk ka parti në këtë betejë./ Gazeta Sinjali/