Kryetari i Komunës së Prishtinë, Shpend Ahmeti ka njoftuar se testi PCR edhe më tutje mbetet testi më i sigurtë i dëshmisë për koronavirus, ndërsa shton se ai mund të bëhet në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, shkruan Gazeta Sinjali.
Ahmeti ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme nga 60 pacientë me simptome, 21 kanë rezultuar me anti trupa, pra ose që janë në javën e dytë të infeksionet ose që e kanë kaluar.
“Nga 43 punëtorë të mjekësisë familjare në Prishtinë, vetëm 2 kanë rezultuar me antitrupa. (P simptome dhe nuk e kanë ditur që e kanë pas) Nga 28 punëtorë të një drejtorie, vetëm 1 ka rezultuar me antitrupa”, ka shkruar i pari i Prishtinës në Facebook.
Postimi i plotë:
Këto ditë kemi arrit kapacitetin e testimeve në rreth 120 në ditë, ku gjysma është testim i pacientëve me simptome ndërsa gjysma tjetër e punëtorëve tonë shëndetësor dhe punëtorëve të komunës që kanë punë me palë e janë staf esencial.
Po ashtu jemi në përgatitje të protokoleve për dy hulumtime, një të imunitetit të personave të prekur nga Covid e tjetra e prevalencës. Për to duhet të kemi aprovimin e Komitetit Etik të Odës së Mjekëve. Jemi në koordinim edhe me studiues ndërkombëtar.
Nga ditët e para na dalin edhe disa informata interesante por që nuk mund të merren si statistika të qëndrueshme.
Testi PCR edhe më tutje mbetet testi më i sigurtë i dëshmisë që e ekeni virusin e ai bëhet në IKSHP.
Psh dje nga 60 pacientë me simptome, 21 kanë rezultuar me anti trupa, pra ose që janë në javën e dytë të infeksionet ose që e kanë kaluar.
Nga 43 punëtorë të mjekësisë familjare në Prishtinë, vetëm 2 kanë rezultuar me antitrupa. (Pa simptome dhe nuk e kanë ditur që e kanë pas)
Nga 28 punëtorë të një drejtorie, vetëm 1 ka rezultuar me antitrupa.
Të gjithë janë rekomanduar në vetëizolim./Gazeta Sinjali/