image Ahmeti: Të vazhdojë procesi i negocimit mbi propozimin franko–gjerman deri në njohjen e ndërsjellët

Politikë

Ahmeti: Të vazhdojë procesi i negocimit mbi propozimin franko–gjerman deri në njohjen e ndërsjellët

news image

Pas arritjes së marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për targat ka reaguar edhe kryetari i BDI-së në Maqedoninë e Veriut Ali Ahmeti, duke kërkuar që t’i jepet fund kontesteve .

“Kosova dhe Serbia me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian arritën marrëveshje mbi çështjen e targave duke bërë kështu hapin e nevojshëm drejt normalizimit të marrëdhënieve mes tyre”, tha kryetari i BDI-së.

Ahmeti përgëzoj të dyja palët për guximin, duke uruar që mbi këtë rrugë progresive të mirëkuptimit të vazhdojnë procesin e negocimit mbi propozimin franko – gjerman deri në finalizimin e procesit pa alternativë tjetër, atë të njohjes së ndërsjellët.

“Është koha që t’u jepet fund kontesteve, të ndërtohet e ardhmja e sigurt dhe përparimtare drejt një horizonti, atë të integrimit në Bashkimin Evropian, tha Ahmeti.

/GazetaSinjali/