image Ahmeti takon Escobarin: Kosova shqetësim i përbashkët i yni

Kosovë

Ahmeti takon Escobarin: Kosova shqetësim i përbashkët i yni

news image

I dërguari special i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili po qëndron për vizitë dy-ditore në Maqedoninë e Veriut, është takuar sot gjatë ditës me kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

Ahmeti tregoi se në këtë takim temat kryesore ishin ndryshimet kushtetuese në RMV dhe zhvillimet në Kosovë.

“Z. Eskobar shprehu mbështetje të plotë për integrimin europian të vendit i cili realizohet nëpërmjet të miratimit të ndryshimeve kushtetuese, ndërsa unë theksova gatishmërinë tonë të plotë për ti prirë këtij procesi”, tha Ahmeti.

Ai po ashtu shtoi se të dy besojnë që Marrëveshja e Ohrit midis Kosovës dhe Serbisë është historike dhe duhet të zbatohet pa asnjë vonesë.

https://www.facebook.com/AliAhmetiOfficial/posts/pfbid022nJXDcEphyEASR3pZWuiuHVNkov9fupysJeUoPn1gjNxMTa37WnZdcgAu5svUkPQl?cft[0]=AZUn41a_GWdvih15RWiYUDuHxmAZ8gkL5EwJ2z1ljLiSDdc0sqKDvTxtAUKgZ-lDeRP7fjbYoizwRu0wwC3V__xkatAXODVlIz2q4npmkTgBUAoeLs3pjtBgT8WZRNcvMvBSSeFMWj2ACPTbF8XnnxX1&tn=%2CO%2CP-R

/GazetaSinjali/