image Ahmeti pas vendimit të Kushtetuesës: Deri më 13 prill apo në një vendim tjetër mos dilni

Kosovë

Deklaratë/ Ahmeti pas vendimit të Kushtetuesës: Deri më 13 prill apo në një vendim tjetër mos dilni

news image

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila sot e cilësoi si jokushtetuese vendimin e qeverisë për kufizimi të lëvizjes së lirë.

Ahmeti pëmres një shkrimi të publikuar në rrjetin social Facebook, u ka bërë lutje qytetarëve të mos dalin pas orës 17:00, shkruan Gazeta Sinjali.

“Gjykata Kushtetuese ka vendosë se vendimi i qeverisë për kufizim të lëvizjes është jokushtetues. Ky vendim i gjykatës kushtetuese hyn ne fuqi me 13 prill. Deri atëherë apo deri në një vendim tjetër, mos dilni pas orës 17:00, dhe po ashtu me lutje mos dilni as para orës 17”, ka shkruar ai fillimisht në Facebook.

Më tej, ai ka thënë që këtë ta bojnë jo pse e thonë vendimet, por se është e shëndetshme për jetën e qytetarëve.

https://www.facebook.com/shpend.ahmeti/posts/10159612918637166

Gjykata Kushtetuese sot ka vendosur se vendimi i Qeverisë i marrë me 23 mars 2020 nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Kushtetuesja konstatoi se qeveria nuk ka pasur të drejtë të bëjë kufizimin e lirisë së lëvizjes, duke u bazuar në dy ligjet që e autorizojnë Ministrinë e Shëndetësisë që të ndërmarrë veprime.

Përpos kësaj, Gjykata ka theksuar se kufizimi i të drejtave dhe lirive të njeriut mund të bëhet edhe pa shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme./Gazeta Sinjali/