image Ahmeti pas aktakuzave ndaj Thaçit e Veselit: Krimet individuale në qoftë se kanë ndodhë, kanë adresë

Kosovë

Ahmeti pas aktakuzave ndaj Thaçit e Veselit: Krimet individuale në qoftë se kanë ndodhë, kanë adresë

news image

I pari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti, ka komentuar aktakuzat e konfirmuara nga Gjykata Speciale për presidentin tashmë të dorëhequr, Hashim Thaçin dhe kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli, shkruan Gazeta Sinjali.

Ahmeti përmes llogarisë së tij në ‘Facebook’ ka thënë se krimet individuale në qoftë se kanë ndodhë kanë adresë.

“Pa paragjykuar rastet në Gjykaten Speciale, një gjë është e qartë. Individët do të gjykohen individualisht për të vlerësuar përgjegjësinë penale, por Kosova do të jetë në gjyqin publik mediatik ndërkombëtar. Akuzat e brendshme dhe luftërat politike të brendshme në lidhje me gjykaten tani janë pa kurfarë sensi. Jo për shkak të personave të akuzuar por për shkak të Kosovës”, ka thënë ai.

Më tej, Ahmeti është shprehur se në këtë kohë nevojitet unitet dhe se kolektivisht duhet të dëshmojmë që Kosova ka qenë viktimë e jo agresor.

“Nuk është koha as për poezi. Në këtë kohë dhe për këtë çështje nevojitet unitet dhe punë serioze. Pa dallim. Krimet individuale në qoftë se kanë ndodhë kanë adresë. Por kolektivisht duhet të dëshmojmë që Kosova ka qenë viktimë e jo agresor. Ne e dijmë, por bota nuk po funksionon ashtu. Mos të lejojmë që dallimet e kundërshtimet politike individuale të bëjmë dëm edhe më tutje për shtetin tonë”, ka shkruar Ahmeti./Gazeta Sinjali/