Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas aktakuzave të ngritura nga Gjykata Speciale ndaj presidentit Hashim Thaçi e kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.
Ahmeti ka thënë se me Thaçin e Veselin nuk pajtohet në shumicën e gjërave, por asnjëherë nuk pajtohet që ata të largohen me çdo kusht nga politika.
“Me Kadri Veselin nuk pajtohem në shumicen e gjërave. Me Hashim Thacin edhe më pak. Por, asnjëherë dhe kurrë, nuk do të pajtohem që largimi i tyre nga skena politike të bëhet me çdo kusht. Kur dëmtohet Kosova, dëmtohem unë. Kur dy ditë para një procesi të rëndësishem në Shtëpinë e Bardhë (me të cilin mund edhe të mos pajtohem) një komunikatë jehon në krejt botën se krerët e UÇK kanë vrarë mbi 100 persona, kjo nuk mund të jetë as e rastësishme e as qëllim mirë”, ka shkruar Ahmeti.
Në reagimin e tij për aktakuzën e ngritur ndaj Thaçit e Veselit, Ahmeti ka thënë se gjithmonë ka qenë kundër gjykatës që heton vetëm shqiptarët.
“Prandaj kam qenë kundër gjykates që heton vetëm shqiptarët. Kam pas dëshirë që shteti jonë të hetojë çdo krim të kryer. Çdo njeri që ka kryer një krim si shqiptar nuk ka fol në emër timin dhe nuk do të flas asnjëherë edhe pse thellë besoj se UÇK si organizim”, ka shkruar Ahmeti në Facebook. ./GazetaSinjali/