image Ahmeti: Nëse nuk kemi raste, brenda tri ditësh dalim nga karantina

Kosovë

Ahmeti: Nëse nuk kemi raste, brenda tri ditësh dalim nga karantina

news image

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, deklaroi se gjendja është në kontroll sa i përket menaxhimit të virusit Covid-19.

I pyetur nëse është koha që Prishtina të dalë nga karantina, Ahmeti tha se nëse qoftë se do të vazhdohet me këtë ritëm edhe për dy-tri ditë tjera, Prishtina do të dal nga zona e karantinuar.

“Situata është në kontroll, ju e dini që dje kemi pasur një ditë me zero raste. Pardje kemi pasur një ditë ku jemi frikësuar më shumë sepse kemi pasur 66 të testuar. Prej tyre dolën gjashtë që ishin familjarë të rasteve të një dite më parë. Unë mendoj që jemi mirë një herë por nuk do të thotë që duhet të relaksohemi. Në qoftë se vazhdojmë kështu edhe dy-tri ditë, besoj që së pari do të kemi mundësinë që të heqim karantinën, pra këtë bllokimin e jashtëm të Prishtinës. Ndërsa kufizimet tjera mbesin në fuqi”, tha Ahmeti.

Ai bëri të ditur që edhe sot janë duke vazhduar me testimet e qytetarëve të Prishtinës.

“Më duket që sot në tendat tona ishin dhjetë raste. Ndërsa ka edhe raste të tjera të Prishtinës të cilat do të testohen direkt në IKShP dhe QKUK… Nuk ka kurrfarë arsyeje që edhe kojshitë që kanë dëgjuar, se po dëgjojmë shpesh që një rast në një ndërtesë një kojshi, dhe pastaj po bëhet panik në krejt lagjen dhe mahallen. Nuk ka arsyeje për gjëra të tilla, momentin kur nuk do ta kemi në kontroll do ta ju themi panikohuni tash, por pa ju thënë mos bëni, sepse institucionet tona kanë në kontroll situatën”, shtoi Ahmeti.

Ndryshe, në komunën e Prishtinës deri tani kanë rezultuar 65 persona me koronavirus dhe një prej tyre ka vdekur. /Gazeta Sinjali/