Tenori nga Kosova tashmë i njohur ndërkombëtarisht, Ramë Lahaj, mbrëmë ka mbajt koncert në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, e ka falënderuar Lahajn për koncertin e mbajtur.
“Një falenderim nga për Ramë Lahaj me miq që e nderoi Prishtinën duke na dhuruar një mbrëmje dhe ndjenjë që do të mbetet shumë gjatë në kujtimin e të gjithëve”, ka shkruar Ahmeti në profilin e tij në Facebook.
Postimi i plotë i tij:
Maestro Ramë Lahaj me miq, sopranon Besa Llugiqi, baritonët Kiril Manolov e Adhurim Grazda nën përcjelljen e orkestrës ???? së dirigjuar nga David Crescenzi dhuruan mbrëmë momente të paharrueshme e emocione të veçanta për publikun në Prishtinë.
Nën qiellin e hapur të sheshit “Skenderbeu” tenori Lahaj performoi Toskën e Verdit, Carmenin, Agimet Shqiptare e La Traviatën. I këndoi edhe Pranverës në Prishtinë.
Koncertin e përmbylli me këngën “Oh moj bukuroshe” të cilën ia dedikoi bilbilit të Kosovës Nexhmije Pagarusha
Një falenderim nga për Ramë Lahaj me miq që e nderoi Prishtinën duke na dhuruar një mbrëmje dhe ndjenjë që do të mbetet shumë gjatë në kujtimin e të gjithëve!