image Ahmeti e quan “hajgare” ndihmën prej 2 milionë eurosh nga qeveria: Kaq janë pagat e deputetëve

Kosovë

Ahmeti e quan “hajgare” ndihmën prej 2 milionë eurosh nga qeveria: Kaq janë pagat e deputetëve

news image

Kryetari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti, e ka quajtur “hajgare” ndihmën prej 2 milionë eurosh që Qeveria e Kosovës e ka ndarë për 156 biznese nga Programi për Rimëkëmbje Ekonomike, shkruan Gazeta Sinjali.

Ahmeti përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se duhet vendosur edhe të shkohet në zgjedhje, me kushtin që të votohet diçka.

E di që ndihmës nuk duhet me i thënë jo, dhe se çdo ndihmë dikënd e ndihmon por a nuk është pak hajgare kjo punë. Pagat e Deputetëve janë më shumë se 2 milion euro, shpenzimet reprezentative janë më shumë se dy milion, shpenzimet gjyqësore janë më shumë se dy milionë, më shumë se dy milionë ju ka vjedh një njeri në thesar. E di që nuk është përgjegjësia vetëm e qeverisë por aman gjene një gjuhë të përbashkët, qoftë edhe emëruesin më të vogël”, ka shkruar Ahmeti./Gazeta Sinjali/