image Agron Limani, i ftuari i parë nga Gjykata Speciale për vitin 2020

Kosovë

Drejtësi/ Agron Limani, i ftuari i parë nga Gjykata Speciale për vitin 2020

news image

Ish- pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga zona operative e Pashtrikut,  Agron Limani është i ftuari i pare nga Gjykata Speciale për vitin 2020 raporton Gazeta Sinjal.

Lajmin e ka bëre të ditur vetë Limani në një status në rrjetin social Facebook, ku ka njoftuar per ftesen që ka marrë nga kjo gjykatë.

“Kam pranuar ftesë nga një gjykatë e cila  ka marrë përsipër gjykimin e krimeve të luftës. Pasi vijë nga një vend ku forcat serbe pothuajse  deshën të zhdukin tërë popullatën civile shqiptare, formimi i kësaj gjykate të krijon mendimin se një gjykatë e tillë  kryesisht do të merret me gjenocidin serb të bërë në shumë pjesë të Kosovës.

 Por menjëherë zhgënjehesh, sepse e kupton se kjo  gjykatë   do të organizoj  kryekëput  gjykime kundër shqiptarëve”, ka njoftuar Limani.

Limani nuk ka hezitur ti  përmendur edhe deputetët të cilat kanë vënë nënshkrimin për formimin e Gjykatës Speciale.

Nuk do të ndjehesha mirë, nëse në fund të këtij njoftimi nuk do të falënderoja ata të cilët e kurorëzuan  këtë gjykatë, deputetët e Republikës së Kosovës dhe sponzorizuesit e tyre. Emrat e tyre  padyshim do të skaliten  me shkronja të ”arta” në analet e historisë dhe drejtësisë së Kosovës”, ka shkruar ai”.

Ky është njoftimi i plotë i Agron Limanit:

Pasi  është bërë e zakonshme të bëhen publike njoftimet e tilla,  edhe unë dua të njoftoj se kam pranuar  ftesë nga  Gjykata Speciale për tu intervistuar. Pra, kam pranuar ftesë nga një gjykatë e cila  ka marrë përsipër gjykimin e krimeve të luftës. Pasi vijë nga një vend ku forcat serbe pothuajse  deshën të zhdukin tërë popullatën civile shqiptare, formimi i kësaj gjykate të krijon mendimin se një gjykatë e tillë  kryesisht do të merret me gjenocidin serb të bërë në shumë pjesë të Kosovës. Por menjëherë zhgënjehesh, sepse e kupton se kjo  gjykatë   do të organizoj  kryekëput  gjykime kundër shqiptarëve.

Me këtë rast,  dua të falenderoj  të gjithë ata, të cilët nocionit drejtësi, i humbën  çdo  vlerë, e sollën në një gjendje të tillë,  e cila do tu shërbente si alibi ” miqëve” të Kosovës për të formuar një gjykatë të tillë një etnike, në të cilën  nuk do të gjykohet asnje serb, pavarësisht krimeve të bëra në vendin tonë.

Indiferenca shumëvjeqare e institucioneve tona karshi krimeve serbe, ka shërbyer si motiv i mjaftueshëm  për formimin e kësaj gjykate diskriminuese kundërshqiptare.

Gjate 20 viteve, Serbia në vazhdimësi fabrikoi gënjeshtra, kurse organet tona nuk arritën të dokumentonin  krimet e luftës. Heshtja institucionale (vendore dhe ndërkombëtare) ishte mënyra më e mirë për mbulimin e krimeve serbe. Prandaj jo rastësisht serbët nga kriminel u kthyen në viktima.

Bartësit e institucioneve tona, në vend që të formonin organe kompetente për të mbledhur fakte dhe dëshmi për krimet serbe, ata kryesisht u morën me pasurimin e tyre.

Maksima ”ra kau shpëtoi shkau”  i përgjigjet më së miri sjelljes së papërgjegjshme të institucioneve tona.

Klasa jonë politike temën e krimeve serbe e aktualizonte sa herë kur  kjo i shërbente për interes personal apo grupor, por asnjëherë nuk e trajtuan me seriozitetin e domosdoshëm institucional, trajtim i cili do tu sillte drejtësi viktimave dhe familjeve të tyre.

Historia më e re e Kosovës padyshim se  do të shënojë në analet e saj një fenomen, me gjasë  të paparë  më parë , fenomenin sesi indifrenca e viktimës ndikon në  shfajsimin gradual të   kriminelit dhe me këtë suksesshëm bënë  ndrrimin e  pozicioneve mes  viktimës  dhe kriminelit.

Nuk do të ndjehesha mirë, nëse në fund të këtij njoftimi nuk do të falenderoja ata të cilët e kurorëzuan  këtë gjykatë, deputet e Republikës së Kosovës dhe sponzorizuesit e tyre. Emrat e tyre  padyshim do të skaliten  me shkronja të ”arta” në analet e historisë dhe drejtësisë së Kosovës.