image Agolli ia uron fitoren Bedri Hamzës, Bahtiri hesht

Agolli ia uron fitoren Bedri Hamzës, Bahtiri hesht

news image

Sipas rezultateve aktuale që shfaqen në webfaqen e KQZ-së, kandidati i PDK-së në Mitrovicë të Jugut, Bedri Hamza po prinë me 54,44%.

E pas tij radhiten Agim Bahtiri e Armend Agolli.

Pas këtyre rezultateve, kandidati i LDK-së, Armend Agolli, ia ka uruar fitoren Hamzës.

Rezultatet tona nuk janë ato që i prisnim, megjithatë faleminderit secilit që keni besuar në mua. I uroj Bedriut për rezultatin e arritur, uroj që ai ta respektoj vullnetin e qytetarëve me përulësi”, ka ai.

Ndërkaq, Gazeta Sinjali ka tentuar të marrë një koment të Bahtirit për këto rezultate, por nuk ka qenë i çasshëm.

Deri tani në këtë komunë janë numëruar 90,10 për qind e votave.

/GazetaSinjali/