image AGK: Veprimi i Qeverisë për Klan Kosovën i paprecedentë në histori, vendim për të dërguar mesazh te mediat tjera

Kosovë

AGK: Veprimi i Qeverisë për Klan Kosovën i paprecedentë në histori, vendim për të dërguar mesazh te mediat tjera

news image

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka reaguar e shqetësuar pas vendimit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për pezullimin e licencës së biznesit të televizionit kombëtar privat, Klan Kosova, raporton Gazeta Sinjali.

AGK shprehet thellësisht e tronditur me njoftimin e Ministrisë, i cili sipas tyre, erdhi përmes një vendimi të paargumentuar, pa specifikim të bazës ligjore dhe pa paralajmërim.

Gjithashtu, këtë veprim e konsiderojnë “si të paprecedentë në historinë e re të Kosovës, dhe përpjekje direkte për të diktuar dhe kontrolluar përmbajtjen mediale të Klan Kosovës”.

“Në veçanti, ne jemi të shqetësuar me fatin e kolegëve tonë gazetarë, kameramanë dhe punëtore të tjerë të Klan Kosovës të cilët do të afektohen direkt negativisht nga ky vendim arbitrar. Konsiderojmë gjithashtu që ky vendim është marrë për të dërguar mesazh tek mediat tjera dhe është dëshmi e pakontestueshme që liria e medias dhe e shprehjes asnjëherë nuk ka qenë më në rrezik se sa aktualisht”

AGK-ja tha se do të jetë në kontakt me organizatat partnere ndërkombëtare për lirinë e medias për të denoncuar këtë akt të Qeverisë.

/GazetaSinjali/