image AGK: Shqetësues dhe dekurajues votimi i Luljeta Aliut për anëtare të KPM-së

Politikë

AGK: Shqetësues dhe dekurajues votimi i Luljeta Aliut për anëtare të KPM-së

news image

Edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar për emërimin e Luljeta Aliut si anëtare në Komisionin e Pavarur për Media.

Në reagimin e tyre thuhet se AGK e ka përcjell me shqetësim votimin në Kuvend të Aliut për anëtare të Komisionit të Pavarur të Medieve. 

“Votimi nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje e një avokateje publike të politikave të saj në Qeveri, tregon hapur intencën e partisë në pushtet për të vënë nën kontroll institucionet e pavarura mediale. 

Komisioni i Pavarur i Medieve duhet të ruajë pavarësinë politike dhe partiake, për të kryer në mënyrë të pandikuar punën për monitorimin dhe rregullimin e skenës audio-vizuale në Kosovë.

Emërimi i zonjës Aliu shkon në kundërshtim me këtë përpjekje, dhe mund t’i kontribuojë klimës anti-medie që kjo qeveri ka krijuar, në shumë raste në dy vitet e fundit”, thuhet në reagim.

/GazetaSinjali/