image AGK: Mungesa e një zëdhënësi në qeveri po vështirëson punën e gazetarëve

Kosovë

AGK: Mungesa e një zëdhënësi në qeveri po vështirëson punën e gazetarëve

news image

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar ndaj mungesës së një zëdhënësi në Qeverinë Hoti.

Në reagimin e AGK-së thuhet se për shkak që mediat nuk po kanë një adresë zyrtare politike për t`i drejtuar pyetjet e tyre, po mungon një komunikim i duhur ndërmjet qeverisë dhe mediave.

Ky është reagimi i plotë:

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), ka pranuar shqetësime të shumta nga kolegët tanë gazetarë për mungesën e zëdhënësit në Qeverinë Hoti.

Sipas tyre po mungon komunikimi i duhur në mes të qeverisë dhe medieve për shkak se nuk po e kanë një adresë zyrtare politike se ku t’i drejtojnë pyetjet e tyre.

Mos emërimi i një zëdhënësi të qeverisë edhe pas pesë muajve të formimit të saj për AGK-në është praktikë e gabuar dhe duhet të ndërpritet.
AGK-ja i kërkon Qeverisë Hoti që sa më parë ta emërojë një zëdhënës në mënyrë që të jenë sa më transparent, jo vetëm ndaj kolegëve tanë gazetarë, por edhe ndaj qytetarëve të Kosovës./ Gazeta Sinjali/