image AGK dënon sjelljen e Ramës: U përkujdes që të mos lejojë gazetarët kosovarë t’i bëjnë pyetje Merkelit

Politikë

AGK dënon sjelljen e Ramës: U përkujdes që të mos lejojë gazetarët kosovarë t’i bëjnë pyetje Merkelit

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në konferencën e mbajtur sot pas takimit me Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel, nuk iu dha mundësi gazetarëve nga Kosova që t’i bëjnë pyetje.

Për këtë reagoi Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, duke thënë se kjo sjellje e Ramës është e papranueshme.

“Në këtë konferencë pjesë e rëndësishme e diskutimit ishte edhe Kosova dhe sipas kolegëve tanë, zoti Rama është përkujdesur që të mos lejojë gazetarët kosovarë të bëjnë pyetje për zonjën Merkel. Një ndarje e tillë, për nga prejardhja, e gazetarëve në një takim ndërkombëtar është akt i papranueshëm”, thuhet në reagimin e AGK-së.

Për këtë veprim të Ramës ka reaguar edhe Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve, i cili i tha “turp” kryeministrit shqiptar.

“Turp për kryeministrin shqiptar, Edi Rama, i cili qëllimisht i injoroi pyetjet e gazetarëve nga Kosova. Federata Evropiane e Gazetarëve e dënon këtë ndarje shokuese”, ka thënë Ricardo Gutierrez./Gazeta Sinjali/