image Agjenti zbulon tri skuadrat që e dëshiruan me çdo kusht Frenkie de Jong

Futboll

Sport/ Agjenti zbulon tri skuadrat që e dëshiruan me çdo kusht Frenkie de Jong

news image

Holandezi  Frenkie de Jong është transferuar këtë verë nga Ajaxi te Barcelona për 75 milionë euro. Menaxheri i lojtari, Hasan Cetinkaya, ka zbuluar disa prapaskena në lidhje me operacionin, përfshirë edhe bisedimet me tre gjigantë evropianë.

 “PSG, Manchester City dhe Juventus kanë bërë gjithçka që ishte e mundur për ta bindur, por zgjedhja e tij e parë ishte Barcelona. Në momentin e nënshkrimit të kontratës, Pep Segura (ish-drejtori i përgjithshëm i Barçës) ka filluar të qajë”.

Më tutje ai ka thënë se de Jong ishte nën presion të madh për ta mbyllur marrëveshjen me Barcelonën.

“Te Barcelona ishin nën një presion shumë të madh për të mbyllur marrëveshjen”.

“Pas mbylljes së operacionit kemi shkuar të gjithë në një restorant të Barcelonës, kemi pirë verën më të mirë spanjolle dhe kemi ngrënë një biftek”, ka thënë Cetinkaya për Aftonbladet.