Sot nga ora 11:00 është bërë e ditur se do të mbahet Ceremonia e Rreshtimit të Njësive Ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ndërsa nga ora 12:00, Kuvendi do të mbajë seancë solemne.
Zyra e kryeministrit të Republikës së Kosovës ka publikuar agjendën e aktiviteteve për 24 vjetorin e Epopesë së lavdishme të UÇK-së dhe komandantit të saj legjendar Adem Jashari.
Agjenda e plotë:
5 mars 2022
11:00 Ceremonia e Rreshtimit të Njësive Ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës
Vendi: Kazerma “Adem Jashari”, Prishtinë
12:00 Seancë solemne e Kuvendit e Republikës së Kosovës
12:00 – 15:00 Ditë e hapur për qytetarët e Republikës së Kosovës
Vendi: Kazerma “Adem Jashari”, Prishtinë
– Aktivitete me nxënës në shkollat e Republikës së Kosovës
– Seanca solemne në kuvendet komunale
6 mars 2022
09:00 Homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”
12:00 Homazhe në komplekset memoriale të dëshmorëve të UÇK-së
11:00 – 17:00 Instalacion me fotografi dhe video: Historia e 5, 6 dhe 7 marsit
Vendi: Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë
17:00 Akademi përkujtimore
Vendi: Salla e Kuqe në Pallatin e Rinisë, Prishtinë
7 mars 2022
– Ora e parë mësimore i kushtohet Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
18:00 Manifestimi “Nata e Zjarreve”, koncert në sheshin “Adem Jashari”, Skënderaj
18:00 Ndezja e flakadanëve në 7 zonat e UÇK-së dhe në Kazermën Adem Jashari.