Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka tri ngjarje në agjendën e sotme.
Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, Hoti në ora 13:00 merr pjesë në manifestimin e organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për publikimin e bucetës fituese të shtatores së Fadil Vokrrit në stadiumin ” “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Më vonë, kryeministri Hoti ka caktuar takim me kryetarët e Këshillit Gjyqësor, Prokurorial, Kryetarin e Gjykatës Supreme, si dhe Kryeprokurorin e Shtetit që është paraparë të fillojë në ora 14:00.
Në ora 15:30, kryeministri pret në takim përfaqësuesit e Asociacioneve të Bizneseve për të diskutuar rreth Pakos për Rimëkëmbjen Ekonomike./Gazeta Sinjali/