image Agjenda e kryeministrit Avdullah Hoti për sot

Politikë

Agjenda e kryeministrit Avdullah Hoti për sot

news image

Në përvjetorin e 21-të të çlirimit të Kosovës, kryeministri Avdullah Hoti ka në agjendë disa aktivitete, që nisin me homazhet që do t’i bëjë te varri i presidentit historik, Ibrahim Rugova në Velani.

Më poshtë agjenda e plotë e kryeministrit Hoti:

1.  Kryeministri Avdullah Hoti bën homazhe te varri i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

VENDI: Velani, Prishtinë

KOHA: 09:00

2. Kryeministri Avdullah Hoti bën homazhe te Memoriali i ushtarëve të rënë të NATO-s.

VENDI: Sheshi “Nënë Tereza”

KOHA: 09:15

3. Kryeministri Avdullah Hoti bën homazhe te Shtatorja e Heroit Zahir Pajaziti.

VENDI: Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë
KOHA: 09:20

 4. Kryeministri Avdullah Hoti merr pjesë në hapjen për vizitorë të ish- Burgut të Prishtinës, cili në të ardhmen do të shndërrohet në muze.

VENDI: Burgu i Prishtinës

KOHA:10:00

5. Kryeministri Avdullah Hoti merr pjesë në Seancën solemne të Kuvendit të Kosovës, me rastin e 12 Qershorit.

VENDI: Kuvendi i Kosovës

KOHA: 11:00 . /Gazeta Sinjali/