Në përvjetorin e 21-të të çlirimit të Kosovës, kryeministri Avdullah Hoti ka në agjendë disa aktivitete, që nisin me homazhet që do t’i bëjë te varri i presidentit historik, Ibrahim Rugova në Velani.
Më poshtë agjenda e plotë e kryeministrit Hoti:
1. Kryeministri Avdullah Hoti bën homazhe te varri i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.
VENDI: Velani, Prishtinë
KOHA: 09:00
2. Kryeministri Avdullah Hoti bën homazhe te Memoriali i ushtarëve të rënë të NATO-s.
VENDI: Sheshi “Nënë Tereza”
KOHA: 09:15
3. Kryeministri Avdullah Hoti bën homazhe te Shtatorja e Heroit Zahir Pajaziti.
VENDI: Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë
KOHA: 09:20
4. Kryeministri Avdullah Hoti merr pjesë në hapjen për vizitorë të ish- Burgut të Prishtinës, cili në të ardhmen do të shndërrohet në muze.
VENDI: Burgu i Prishtinës
KOHA:10:00
5. Kryeministri Avdullah Hoti merr pjesë në Seancën solemne të Kuvendit të Kosovës, me rastin e 12 Qershorit.
VENDI: Kuvendi i Kosovës
KOHA: 11:00 . /Gazeta Sinjali/