image Agjencia Kreditore e Eksportit të Britanisë për herë të parë sigurojnë produkte financuese për Kosovën

Financa

Agjencia Kreditore e Eksportit të Britanisë për herë të parë sigurojnë produkte financuese për Kosovën

news image

I dërguari i Tregtisë së Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Martin Vickers, sot po qëndron për vizitë në Kosovë, së bashku me anëtarë të tjerë të Parlamentit të Britanisë së Madhe.

Ambasada britanike në Kosovë njofton  se në konferencën për investime të mbajtur nga Oda e Tregtisë Britanike-Kosovare, Vickers shprehu synimin e tij për më shumë tregti dhe investime Britanike dhe njoftoi se Kosova tani do të mund të ketë qasje në burime të gjera të Financave të Eksportit në Britani.

“Kam kënaqësinë të ju njoftoj sot se UK Export Finance, Agjencia Kreditore e Eksportit në Mbretërinë e Bashkuar për herë të parë janë në gjendje të sigurojnë produkte financuese për Kosovën. Kjo është një fitore e madhe, UKEF ofron financime për projekte infrastrukturore, biznese dhe zhvillim të qëndrueshëm në të gjithë botën”, tha i dërguari i Tregtisë së Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor.

Më tej Vickers theksoi se në vitet e fundit kanë katërfishuar ofertën e Financave të Eksportit të Mbretërisë së Bashkuar në rajonin e Ballkanit Perëndimor për detyrimet që tejkalojnë 10 bn£ dhe kanë filluar financimin e ndërtimit të autostradave dhe projekteve të energjisë së rinovueshme.

“Jam i gëzuar Kosova, dhe bizneset e saj tani do të mund t’i qasen kësaj oferte”, tha i dërguari i Tregtisë së Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor.

/GazetaSinjali/